Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaqi: Nuk do të jemi kundërshtar i lehtë për ekipet në Evropë

ballkani, sport, futboll

Mbrojtësi i krahut, Armend Thaqi, ka thënë se nuk ka kundërshtar të lehtë në garat evropiane. Por ka shtuar se as Ballkani nuk do të jetë kundërshtar i lehtë për klubet pjesëmarrëse në Evropë.

Ballkani të martën mësoi kundërshtarin e raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Për kundërshtar do ta ketë Zhalgirisin e Lituanisë.

“Nuk ka ekipe të lehtë këtu, sepse të gjitha ekipet janë kampione të vendeve të tyre. As ne nuk do të jemi ekip i lehtë për kundërshtarët, kjo është e sigurt. Kemi ndeshjen e parë si vendas dhe do të përgatitemi maksimalisht për rezultat sa më të mirë për ndeshjen e dytë”, ka thënë Thaqi të martën për KOHËN.

Ballkani do të jetë vendas në ndeshjen e parë. Duelet e para të këtij raundi kualifikues do të luhen më 5/6 korrik, kurse ato të kthimit pas një jave.

Artikuj të ngjashëm