Mohamed Salah është ndër futbollistët më në formë në botë aktualisht. Në 26 paraqitje, ylli i Liverpolit ka realizuar 23 gola. Por ai është yll edhe jashtë fushës. Në shumë raste ka dëshmuar se është njeri që ka bërë veprime të jashtëzakonshme duke rritur edhe më shumë përkrahjen e tifozëve.
“Givemesport” ka përpiluar një listë të tetë rasteve që e kanë ngritur në piedestalin personalitetin e Salahut. Të gjitha janë rrëfyer nga bashkëlojtarë, trajnerë apo edhe të afërm të lojtarit.
Udhëtimi nëntë-orësh për ushtrime

Salah ishte përballur me shumë probleme qysh kur ishte në Egjipt. Në moshën 13-vjeçare, ai përcillej nga një skuadër në top ligën e Egjiptit. Gjithsesi, klubi ishte larg shtëpisë së Salahut dhe atij i duhej të zgjohej në orën 7 për në shkollë e më pas të ecte me kilometra për të kapur autobusin e parë e më pas për t’i ndërruar një pas një deri në qytetin e ushtrimeve. “Një zgjaste gjysmë ore, një tjetër një orë, më pas dy orë, dhe më pas një orë ose 45 minuta për të fundit”, kishte treguar Salah më herët për këtë. “E di se kur themi nëntë orë tingëllon e çmendur, por unë e bëja sepse e doja”.
Ndihma hajnit që i vodhi para babait të tij

Kur Salah ishte i ri, një hajn ia vodhi rreth 1400 funte babait të tij nga vetura. Policia e kapi hajnin, por Salah ndërpreu ndjekjen penale. Më pas ai ia dha vetë paratë hajnit për të vazhduar jetën.
Ndihma dhënë një të pastrehu
Mo Salah reportedly saw a group of lads abusing a homeless man so went over, stopped the abuse and told them it could be them one day.
He then withdrew £100 from the cash machine and handed it over to the homeless man.
What a guy ? pic.twitter.com/rjPDtPVxVi
Salah ishte ndalur në një pompë benzine me Bentleyn e tij pasi pa disa të rinj që ngacmonin një të pastrehë. Më pas ai raportohet se u kishte thënë të rinjve se “kështu mund të bëheni edhe ju për pak vjet”, dhe ia dha 100 funte për ta bërë natën në një hotel.
Pagesa e naftës për të gjithë
Mate from work sent us this, salah just paid for everyone’s petrol, sound that pic.twitter.com/4QiBSo8lQ0
Gjatë krizës së pandemisë, verën e shkuar, Salahu u ndal në një pompë benzine, i veshur në fanellë të Liverpoolit dhe pagoi për të gjithë që po mbushnin veturat e tyre.
Ndalja për të bërë fotografinë me djalin që theu hundën duke e ndjekur
Young fan Louis ran into a lamp post chasing down Mo Salah, so Salah came back to meet him and his brother and make sure he was ok ❤️
(via @joecooper93) @brfootball pic.twitter.com/ZctJRSn2lS
11-vjeçari Louis Fowler e pa Salahun teksa po drejtonte veturën kah lagjja e tij. Por i riu duke e ndjekur u përplas me një shtyllë dhe theu hundën. Salahu pasi e pa të gjakosur u ndal për ta parë se a është mirë dhe bëri fotografi me të.
Vizita në zhveshtoren e përfaqësueses së Kenisë
?? Kenya national team: “Thank you my friend. Congratulations! Good luck in #TotalAFCON!”
?? @MoSalah: “Good luck next time.” ?
The kind of spirit you love to see between nations. ? #TotalAFCONQ2021 pic.twitter.com/TXI7owNA1e
Pasi Egjipti luajti me Keninë në kualifikimet në Afrikë, Salah u incizua teksa vizitonte zhveshtoren e kombëtares rivale dhe duke u uruar fat. Ai po ashtu njërit nga rivalëve ia dha fanellën.
Dhënia e fanellës fansave të rinj
Mohamed Salah leaves young fan in tears as Liverpool star hands out shirt after victory over Southampton https://t.co/AVHtnx6cdM pic.twitter.com/akxFxzCIJg
Kjo s’është diçka e re për futbollistët, por me të ai në vazhdimësi i lumturon tifozët e rinj.
Puna humanitare në Egjipt
Salah s’ka harruar rrënjët e tij. Ai në vazhdimësi përpiqet t’ua lehtësojë jetën bashkëvendësve të tij. më 2018, ishte raportuar se ka paguar për ndërtimin e një qendre mjekësore dhe një shkolle për vajzat në qytetin e tij të lindjes, Nagrig. Po ashtu ka paguar edhe transplantin për t’ia shpëtuar jetën një djaloshi egjiptian.