Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, është dërguar në spital të hënën në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme që skuadra turke do ta ketë kundër Lazios në kuadër të Ligës së Evropës. Terimi ka pasur telashe në stomak dhe i është nënshtruar analizave në Stamboll.
Atij i është lejuar nga mjekët ta shikojë stërvitjen e skuadrës të martën në mëngjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Termimi mbetet në dyshim për përballjen e së enjtes kundër Lazios në Romë. Vendimi do të merret nga stafi mjekësor.
Lazio dhe Galatasaray, po luftojnë për pozitën e parë në Grupin E.