Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Terim: Problemet e brendshme s’do të ndikojnë ndaj Kosovës

Trajneri i kombëtares së Turqisë, Fatih Terim në konferencë për media ka thënë se pret një ndeshje të vështirë ndaj Kosovës, ndërsa ka theksuar se problemet e brendshme s’do të ndikojnë në ndeshjen e së dielës.

I pyetur nga gazetari i Kohës Ditore nëse problemet e brendshme në kombëtaren turke do të ndikojnë në ndeshjen ndaj Kosovës, ai ka thënë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë pasi di ta menaxhojë situatën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk besoj se do të ndikojë sepse di si ta menaxhojë situatën me lojtarët e rinj. Kjo është një ndeshje e rëndësishme. Kosova ka pasur zhvillim dhe do ta kemi shumë të vështirë. Si vendase Kosova luan shumë më agresive”, është shprehur Terim.

Ditë më parë kishin filluar telashet për Turqinë, prej mirësores ndaj Maqedonisë, e cila kishte përfunduar pa gola.

Telashet kishin nisur me yllin turk, Arda Turan, i cili kishte sulmuar një gazetar, për çka edhe është përjashtuar nga skuadra, dhe më vonë ai i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren.

Pas kësaj situate, Turqia humbi edhe dy lojtarë të tjerë për ndeshjen me Kosovën: Serdar Gurlerin e Volkan Shenin. I pari është larguar nga kampi stërvitor me leje, kurse i dyti është lënduar në stërvitjen e fundit. Kështu Turqia humbi tre titullarë për pak ditë.

Terim ka konfirmuar se ishte vendimi i tij për ta larguar Turanin, gjë e cila kishte shkaktuar mjaft pakënaqësi.

Turqia luan nesër ndaj Kosovës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës nga ora 20:45 në kuadër të Grupit I.