Turqia pritet të ketë vetëm një ndryshim në formacion për ndeshjen ndaj Kosovës, në krahasim me formacionin që ishte të enjten ndaj Rumanisë.
Mediumet turke kanë shkruar të hënën që përzgjedhësi Vincenzo Montella do ta aktivizojë Zeki Çelikun në krahun e djathtë, në vend të Mert Muldur. Çelik ishte i lënduar për ndeshjen ndaj Rumanisë.
Arda Guler, Kenan Yildiz dhe Hakan Çalhanoglu janë tre lojtarët më të famshëm të Turqisë. Të tre pritet të startojnë të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.