Marc-Andre Ter Stegen ndihet krenarë me 250 paraqitjet e tij me fanellën e Barcelonës.
Këtë shifër të madhe, gjermani e arriti në mesjavë, në fitoren kundër Athletic Bilbaos.
Kjo arritje e renditë atë si portierin e pestë me më së shumti paraqitje për “blaugranan”. Victor Valdes prinë me 535 ndeshje, Andoni Zubizarreta ka 410 paraqitje, Antoni Ramallets 387 dhe Salvador Sadurni 332.
“Jam shumë i lumtur me këtë arritje dhe është nder të arrish këtë numër spektakolare. Shpresoj se do të luajë në shumë ndeshje tjera dhe ta vazhdoj këtë seri. Jam shumë krenar që jam në këtë listë”, ka deklaruar Ter Stegen për “Diario Sport”.
28-vjeçari vlerësohet si njëri prej portierëve elitar në botë. Iu bashkua Barcelonës nga Borussia Monchengladbachu në vitin 2014 për 12 milionë euro.
Në 250 ndeshje, Ter Stegen e mbajti portën e paprekur në 105 prej tyre. Ka pranuar 237 gola. Me të në portë, Barcelona ka arritur 176 fitore, 44 barazime dhe ka humbur 30 ndeshje.