Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ter Stegeni “blindohet” nga Barcelona

Marc-Andre Ter Stegen do të vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Portieri gjerman tash e një kohë ka nisur bisedimet me klubin për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e portierit skadon në vitin 2022. Barcelona i ka ofruar kontratë trevjeçare që do ta mbante atë në “Camp Nou” deri në vitin 2025, transmeton KOHA.

Ter Stegeni është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2014.