Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ter Stegen pranë kthimit në fushë

Marc-Andre ter Stegen

Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm të mirë sa i përket portierit Marc-Andre ter Stegen. “Mundo Deportivo” shkruan të martën se portieri gjerman do të rikthehet në fushë më herët se që ishte parashikuar, pasi është rikuperuar plotësisht nga operimi i shpatullës.

Ter Stegen ka qenë jashtë fushës prej muajit nëntor të vitit të shkuar dhe do të jetë i gatshëm për lojë në fillim të muajit shkurt.

Mësohet se Ter Stegen do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Barcelona e luan në shtëpi kundër Granadas në kuadër të La Ligas.

Kjo ndeshje do të luhet më datën 11 shkurt, dhjetë ditë para duelit të parë të Barcelonës kundër Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve. 31-vjeçari këtë edicion ka 17 paraqitje në të gjitha garat për ekipin spanjoll.