Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ter Stegen me çmim të veçantë

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, është votuar si lojtari më i mirë i edicionit të kaluar në elitën e futbollit të Spanjës.

Përveç trofeut “Alfredo Di Stefano” që jepet nga gazeta spanjolle “Marca”, portieri gjerman po ashtu mori çmimin “Zamora”, si portieri më i mirë.

“Jam shumë i lumtur në këtë moment pasi pranova dy çmime për edicionin 2022/23 të La Ligas. Kjo është meritë e punës së madhe grupore që kemi shfaqur”, ka shkruar 31-vjeçari Ter Stegen të enjten mbrëma në Twitter.

Bashkëlojtari i tij, Robert Lewandowski, u nderua me çmimin e golashënuesit më të mirë.

Artikuj të ngjashëm