Ylli i dikurshëm i tenisit botëror, Martina Hingis, po vazhdon të paraqitet në fushat e këtij sporti, ndonëse në nivel dukshëm më të ultë. Fundjavën e kaluar zvicerania 41-vjeçare luajti për skuadrën zvicerane Zug, që ishte mysafire e Froburg Trimbach në hapje të edicionit në ligën B të Zvicrës.
Hingis ishte tenistja më e mirë në botë një kohë. Plot 209 javë ishte e para në ranglistën botërore. Ka fituar 25 turne Grand Slam, pesë prej tyre në konkurrencë individuale.
Hingis tani e udhëheq skuadrën Zug, për të cilën edhe luajti të shtunën. Përballë e kishte njërën prej tenisteve më të mira të Kosovës dhe tenisten kryesore të skuadrës Trimbach, Arlinda Rushiti.
“Mezi pres të zhvillohet ndeshja. Martina është model për mua”, kishte thënë Rushiti për mediat zvicerane para duelit.
Në setin e parë Martina Hingis ishte bindëse. Rushiti ngadalë hyri në lojë dhe e fitoi setin e dytë. Ndeshja shkoi në setin e tretë, në të cilin dukej se Hingis kishte arritur limitin e saj fizik. Por Rushiti shfaqi më shumë dhe e fitoi duelin me 2:1 në sete (3:6, 6:4, 6:4).
Edhe
Legjenda gjermane pret fitoren e Zvicrës ndaj Argjentinës
Arlinda Rushiti më pas fitoi ndaj Hingisit edhe në çifte.
Hingis ishte yll i tenisit në fund të viteve nëntëdhjeta. Rushiti është larg niveleve që Hingis ka arritur një kohë, por fitoi ndaj saj fundjavën e kaluar.