Ceremonia solemne e hapjes së Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, do të bëhet sonte në stadiumin “Eto Park” të Gyorit, duke filluar prej orës 20:30.
Kosova do të defilojë përkrahë 49 shteteve tjera të Evropës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tutje bëhet e ditur se bartëse e flamurit të Kosovës do të jetë tenistja, Blearta Ukëhaxhaj, e përzgjedhur ditë më parë nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës. Ajo do t’i prijë ekspeditës 20 anëtarëshe të ekipit olimpik të Kosovës, transmeton Koha.net.
“15-vjeçarja, Ukëhaxhaj, është tenistja më e mirë në Kosovë në dy vitet e fundit për grupmoshën e saj, derisa vitin e kaluar arriti të renditet e 288-ta në renditjen botërore, arritja më e madhe për një teniste shqiptare”, thuhet në komunikatë.
“Është ndjenjë shumë e veçantë dhe gëzohem që ma kanë besuar këtë mundësi. Besoj se nuk do t’i zhgënjej as në gara”, u shpreh tenistja nga Deçani.
Në ceremoninë mbyllëse që mbahet më 29 korrik, bartës i flamurit do të jetë njëri nga dy xhudistët, Laura Fazliu ose Shpat Zekaj. Të dy i bashkohen ekipit olimpik pas disa ditësh, pasi ndodhen në përgatitje shtesë me trajnerin, Driton Kuka.
{gallery}