Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenisti ukrainas, Stakhovsky i bashkohet ushtrisë në mbrojtje të vendit

Ylli ukrainas i tenisit, Sergiy Stakhovsky, është i njohur për përfaqësimin e kombit të tij në fushë, por tani ai po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë në fushën e betejës.

Stakhovsky ka vendosur që të kthehet në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tij.

"Unë thjesht e pata këtë ndjenjë të fortë se duhet ta bëj”, ka thënë Stakhovsky në një intervistë në ABC News Live të enjten.

Stakhovsky ishte duke pushuar me familjen e tij në Dubai kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Pothuajse menjëherë, ai mori vendimin e vështirë për t'i thënë lamtumirë gruas dhe fëmijëve të tij për të mbrojtur vendin e tyre.

Ai është bërë anëtar i rezervistëve të ushtrisë, duke ndihmuar në mbrojtjen e Kievit, kryeqytetit të Ukrainës.

Tenisti ka thënë se të kesh presidentin ukrainas Volodymyr Zeleskyy "të gatshëm të rrezikojë jetën e tij duke qëndruar në kryeqytet ndërsa është i rrethuar nga trupat ruse" po e ndihmon atë dhe rezervistët e tjerë përpara.