Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenisti peruan suspendohet për dy vjet për doping

Tenisti peruan Arklon Huertas Del Pino është suspenduar për dy vjet për doping, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF).

Tenisti 25-vjeçar ishte suspenduar përkohësisht në dhjetor, pasi mostra e tij, që e kishte dhënë gjatë një turneu në Lima, përmbante kanabis.

Del Pino, që gjendet i 337-i në renditje në çifte, do të jetë i pezulluar deri më 23 tetor të vitit 2021, pasi suspendimi ka hyrë në fuqi nga dita kur është marrë mostra.

Artikuj të ngjashëm