Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenisti numër 123 në botë e turpëron Gjokoviqin

Tenisti numër 123 në botë, Luca Nardi e ka mposhtur tenistin numër një, Novak Gjokoviq.

Italiani 20-vjeçar fitoi 2:1 në sete (6:4, 3:6, 6:3) në xhiron e tretë të Mastersit në Indiana Wells.

Italiani i ri në mënyrë sensacionale e mposhti Gjokoviqin pas dy orë e gjysmë në turneun e fortë në SHBA.

Kjo vlerësohet njëra prej befasive më të mëdha në tenis në vitet e fundit.

VIDEO: