Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenistët e rinj në evropianin e shteteve në zhvillim

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis për grupmoshën U-14 po merr pjesë në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim, i cili po mbahet në Antalia të Turqisë.

Ky kampionat mbahet për çdo vit në fillim të sezonit të tenisit. Garat kanë nisur të mërkurën dhe do të zgjasin deri më 16 mars, përcjell Koha Ditore.

Krahas Kosovës, në këtë evropian po paraqiten edhe shtetet e tjera, si Turqia, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Moldavia, Armenia, Gjeorgjia e Mali i Zi.

Ekipi i Kosovës përbëhet prej dy tenistëve dhe dy tenisteve: Melos Nallbani, Drinor Shamolli, Forta Morina e Aja Broqi, që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Argjend Lecaj.