Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenas i bashkohet PSG-së nga Barcelona

Arnau Tenas është portieri i ri i Paris Saint-Germainit. Tenasit i skadoi kontrata me Barcelonën më 30 qershor, dhe skuadra e La Ligas spanjolle nuk e përdori opsionin e rinovimit të kontratës së tij edhe për dy vjet të tjerë.

Ai transferohet si futbollist i lirë te kampioni i Francës dhe do ta ketë sfidën e parë në futbollin profesionist, larg Barcelonës.

PSG-ja njoftoi për transferimin e Tenasit të dielën. Ai nënshkroi kontratë deri në vitin 2026.

Tenas do t’i bashkohet PSG-së në Japoni për fazën përgatitore. Kampionati i Francës nis më 12 gusht. PSG-ja luan kundër Lorientit në ndeshjen e parë.

Artikuj të ngjashëm