Sport

Ten Hag duke zbuluar rrëmujën që ka trashëguar tek Unitedi

Manchester United

Ndoshta Ralf Rangnick kishte të drejtë, në fund të fundit. Ndoshta, Manchester Unitedi kërkon ekuivalentin e futbollit të “kirurgjisë në zemër të hapur” për t’i rregulluar problemet e shumta që prekin aktualisht klubin më të madh të Anglisë.

Ky ishte vlerësimi i hapur i ofruar në prill nga Rangnick, trajneri i përkohshëm i Unitedit në atë kohë, ndërsa ai përgatitej t'i dorëzonte frenat trajnerit Erik ten Hag përpara këtij sezoni. Dhe, janë dashur vetëm dy ndeshje të dhimbshme në Premier League që Ten Hag të kuptojë rrëmujën me të cilën është bashkuar. Lojtarë me paraqitje të dobët dhe - në raste të caktuara - lojtarë të pamotivuar. Një skuadër e çekuilibruar, e montuar keq.

Një ekip rekrutimi i lëkundur i paaftë për të sjellë objektivat e tij parësorë. Pronarët amerikanë urrehen gjithnjë e më shumë nga fansat. Ndërkohë, Ten Hag po i shton problemet e tij me disa vendimmarrje të dyshimta në javët e tij të para në futbollin anglez. “Plehra” ishte një nga fjalët që holandezi përdori për të përshkruar performancën e paimagjinueshme të Unitedit në humbjen 4:0 në Brentford të shtunën që shënoi një pikë të re të ulët në historinë e fundit të klubit. Momente pas vërshëllimës së fundit në stadiumin “Brentford Community”, ndërsa tifozët e gëzuar vendas festonin një nga rezultatet më të mira të ekipit të tyre, Ten Hag u pa duke qëndruar i palëvizshëm në vijën e kontaktit, me të dy duart pas shpine, i paaftë për të besuar atë që kishte ndodhur. Ten Hag nuk u tërhoq kur kaloi pranë Cristiano Ronaldos me pamje humori, ose kur iu bë serenadë me brohoritjet “Ti po shkarkohesh në mëngjes” nga mbështetësit e Brentfordit. E diela duhej të ishte një ditë pushimi për lojtarët e Unitedit, por Ten Hag këmbënguli që ata të vinin për stërvitje, me transmetuesin britanik “Sky Sports” që raportoi se trajneri donte t'i bënte lojtarët e tij të vraponin 13.8 kilometra, duke përputhur diferencën në distancën totale që dy skuadrat vrapuan gjatë ndeshjes së shtunës. Këto janë ende ditë shumë të hershme në epokën Ten Hag, por problemet po shtohen, disa prej tyre janë krijuar nga holandezi. Për shembull, Christian Eriksen - një lojtar i mesfushës - u vendos si një “nëntëshe false” në humbjen 2:1 në shtëpi ndaj Brightonit në xhiron hapëse, pastaj si një mesfushor i thellë kundër Brentfordit. Pastaj, Lisandro Martinez, një qendërmbrojtës i shkurtër në termat e ditëve moderne, blerja më e mençur për gati 58 milionë euro duke marrë parasysh fizikun e njohur të Premier League nuk ia doli në pjesën e dytë kundër Brentfordit. Ndërkohë, nuk dihet se për çfarë arsye Harry Maguiret, padyshim që i mungon vetëbesimi në fushë, i besohet ende shiriti i kapitenit, kur atij nuk duhet t’i sigurohet as një vend titullari. Pastaj përsëri, Ten Hag nuk është ndihmuar nga ata që ishin sipër tij. Si ka kaluar Unitedi në sezonin e ri pa një mesfushor të ri mbajtës, një pozicion që skuadra ka pasur dëshpërimisht nevojë për ta përmirësuar prej vitesh. Unitedi duket se do të humbasë Frenkie de Jongun pavarësisht interesimit të madh dhe ende duhet të mbështetet te Fred dhe Scott McTominay. Në të vërtetë, përmirësimet nevojiten në të gjithë skuadrën, veçanërisht në sulm me pasiguri që ende vërtitet rreth Ronaldos, i cili po kërkon largimin me çdo kusht. Pavarësisht aftësive të tij të njohura për golashënues, Ronaldo nuk ka lëvizshmërinë për t'iu përshtatur një ekipi tipik të menaxhuar nga holandezi Ten Hag. Me Anthony Martialin e lënduar, Ronaldo është sulmuesi i vetëm i Unitedit dhe ka luajtur të gjithë ndeshjen kundër Brentfordit, edhe pse ai nuk mund të ketë qenë i përgatitur fizikisht. Portugezi u largua nga fusha duke mos e shikuar fare trajnerin Ten Hag. Gjithashtu, të shtunën ishin të pranishme disa nga pankartat e mbajtura nga mbështetësit e Unitedit në Brentford, që bënin thirrje për largimin e familjes Glazer, pronarëve të klubit.

Ndeshjen e radhës në kampionat, Unitedi e luan kundër Liverpoolit. Humbja eventuale nga Liverpooli do të nënkuptonte që Unitedi ta nisë sezonin e ri me tri disfata rresht. Trajneri i fundit i Ajaxit që iu bashkua një ekipi të Premier Leagues ishte Frank De Boer, i cili humbi katër ndeshjet e tij të para në krye të Crystal Palacet dhe u shkarkua menjëherë pasi ekipi u përpoq të përshtatej me taktikat dhe kërkesat e tij. Frika është se Ten Hagu thjesht nuk ka lojtarë që i përshtaten stilit të tij. Edhe pse Ten Hag ka nevojë për pak kohë, shenjat e hershme janë se klubi tashmë është në krizë.