Mbrojtësi brazilian, Alex Telles, është larguar nga Manchester Unitedi për t’iu bashkuar skuadrës arabe Al-Nassr.
Telles, 30-vjeçar, do të ribashkohet me Cristiano Ronaldon, me të cilin ishin bashkëlojtarë te Manchester Unitedi.
Ronaldo u transferua te skuadra arabe në muajin janar. Telles tek Al-Nassr do të jetë deri në vitin 2025, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar shtatë milionë euro.
30-vjeçari me Unitedin si mbrojtës i krahut të majtë zhvilloi 50 ndeshje. Ai ishte transferuar nga Porto në vitin 2020 për 15 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm