Alex Telles mund të largohet nga Manchester Unitedi në javët e ardhshme.
Mediat në Angli shkruajnë të hënën se Porto nuk është e interesuar ta rikthejë në ekip brazilianin.
Por, bëhet e ditur se Sevilla është në mesin e dy-tre klubeve që kanë shfaqur interesim për futbollistin e Unitedit.
E gjitha do të varet nga Manchester Unitedi, klub që mund të mbulojë një pjesë të pagesë së lojtarit nëse e huazon te ndonjë skuadër.
Mbrojtësi 29-vjeçar ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2024.