Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Telles pritet të kthehet te Porto

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Telles, sipas të gjitha gjasave do të rikthehet te skuadra e Portos për sezonin 2022/23.

“A Bola” ka njoftuar të hënën se ekipi portugez po e synon transferimin e Tellesit, i cili tashmë është nxjerrë në shitje nga Manchester Unitedi. Për kartonin e brazilianit, Porto po ofron rreth dhjetë milionë euro.

Telles iu bashkua Unitedit nga Porto para dy vjetësh, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye do të largohet.

Ai ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm