Mbrojtësi i krahut, Alex Telles, do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni, ka raportuar “Daily Mail”.
Telles tashmë ka njoftuar klubin me vendimin e tij, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur në dispozicion këtë edicion. Braziliani ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Telles 29-vjeçar ka një gol e dy asistime në 19 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat. Ai i u bashkua Unitedit nga Porto në vitin 2020, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Galatasaray e Interi.
Artikuj të ngjashëm