Al-Nassr ka hyrë në bisedime me Manchester Unitedin për ta transferuar mbrojtësin Alex Telles. Klubi saudit, pjesë e të cilit është ylli portugez Cristiano Ronaldo, ka kërkuar transferimin e Tellesit për një tarifë të ulët. Ai me Unitedin ka kontratë edhe një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Braziliani 30-vjeçar nuk dëshiron të mbetet pjesë e Unitedit. Ai edicionin e kaluar u huazua te Sevilla. Pjesë e Unitedit është prej vitit 2020. Më herët karrierë ka bërë edhe te Porto, Galatasaray dhe Interi.