Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Teknologjia VAR e suksesshme në Serie A

Roberto Rosetti, përgjegjësi për implementimin e VAR-it në Itali, ka thënë se kjo teknologji është vlerësuar pozitive.

Videoasistentët janë inkuadruar në Serie A për herë të parë këtë sezon dhe derisa është pritur mirë, ka pasur edhe ankesa dhe incidente lidhur me kohën për marrjen e vendimeve në fushë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kuptoj frikën, është reagim normal kur ju ndryshoni krejtësisht shprehitë tuaja”, ka thënë Rosetti për Gazzetta dello Sport.

“Nuk duhet ta mbajmë anash teknologjinë. VAR-i po përmirësohet, jemi në fazë eksperimentuese por qëllimi është që të kemi futboll të drejtë dhe të mrekullueshëm”, ka shtuar ai.

“Pse të humbni Scudetton në ndeshjen vendimtare për shkak të një gabimi njerëzor, i cili mund të përmirësohet në të njëjtën kohë? Të gjithë ata që mendojnë se VAR-i është vetëm për t’i ndihmuar gjyqtarët nuk e kuptojnë plotësisht ndikimin e këtij ndryshimi epokal”.