Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Zvicra ankohen për orarin e ngjeshur në nëntor

Drejtorit të Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, nuk i ka pëlqyer që ndeshja ndaj Izarelit është caktuar të zhvillohet në nëntor. Ai ka thënë se do të jetë sfiduese për Zvicrën të luajë tri ndeshje brenda shtatë ditëve, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Zvicra në nëntor do të përballet me Izraelin, Kosovën dhe Rumaninë.

“Një sfidë e madhe. Nga perspektiva sportive, një program jo i mirë”, ka thënë Tami, raportojnë mediumet në Zvicër.

Zvicra, ndeshjen ndaj Izraelit është dashur ta zhvillojë të enjten, por për shkak të situatës në Izrael, UEFA e shtyu për 15 nëntor.

Më 18 nëntor, Zvicra e pret Kosovën, kurse më 21 nëntor luan kundër Rumanisë në Bukuresht.

U shty edhe ndeshja Kosovë – Izrael, e planifikuar për të dielën.

Artikuj të ngjashëm