Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të shtunën ndeshja e parë e vitit

Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e parë zyrtare e vitit në futbollin kosovar.

Bëhet fjalë për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Ferizajt dhe Feronikelit.

Kjo ndeshje nis në orën 13:00, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Me ndeshjet për kupë hapet edicioni pranveror në futbollin kosovar.

Tri ndeshjet e tjera çerekfinale luhen të dielën. Nga ora 13:00 janë takimet Vëllaznimi - Drita dhe Kika - Ballkani, ndërsa në orën 15:00 nis ndeshja Prishtina - Trepça '89. Kjo e fundit vlerësohet kryendeshja e këtij rrethi të garave për Kupë, që ofron njërën prej dy biletave për dalje në kupa evropiane, përkatësisht në kualifikime për Ligën e Evropës.

Garat në Superligën e Kosovës vazhdojnë më 16 shkurt.