Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në mesjavë luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll

Dy ndeshje të mërkurën, dhe dy të tjera të enjten, do të zhvillohen në kuadër të çerekfinales të Kupës së Kosovës në futboll, ka njoftuar të martën Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Dueli që luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, do të jetë derbi i ditës së mërkurë. Ky duel nis në orën 13:00 dhe fituesi përcaktohet me vetëm një ndeshje. Ndërkohë, të mërkurën në të njëjtën kohë, do të luhet ndeshja mes Dukagjinit dhe Drenicës në Klinë. Te enjten, gjithashtu prej orës 13:00, do të zhvillohen ndeshjet: Trepça ’89 – Llapi dhe Istogu – A&N.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo