Roma ka pësuar thellë, me tre gola dallim nga Liverpooli, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo trajneri i Romës, Eusebio di Francesco, vlerëson se skuadra e tij ka besim se mund të bëjë sërish kthim sensacional dhe të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha Ditore.
Roma të martën pësoi 5:2 ndaj Liverpoolit në udhëtim. Ishte duke humbur 5:0, por shënoi dy gola të vonshëm me Edin Xhekon dhe Diego Perottin për të ngjallur shpresën se pas një jave mund të ndodhë një tjetër mrekulli.
Në të vërtetë me tre gola dallim, Roma kishte humbur edhe ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Barcelonës, 4:1. Por, në ndeshjen e kthimit në Romë fitoi 3:0 dhe shkoi tutje falë golit "më të vlefshëm" të shënuar si mysafir.
"Ne kemi pasur një fillim të shkëlqyer, por humbëm kokat dhe aftësinë për të qëndruar në lojë dhe kështu e futëm veten në vështirësi. Ne vërtet nuk ishim të mirë për 50 minuta dhe humbëm të gjitha duelet dhe nuk arrinim të bënim asnjë pasim të thjeshtë", ka thënë Di Francesco, ndërsa skuadra e tij kishte qenë duke humbur 5:0 në ndeshjen e së martës.
Dy golat në nëntë minutat e fundit me Edin Xhekon dhe Diego Perottin nga penalltia, i japin shpresa Romës për rikthim në ndeshjen e kthimit të mërkurën e ardhshme në Romë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Roma kërkon mrekullinë e radhës për të arritur në finale
-
Di Francesco: Nuk mund të përqendrohemi vetëm te Salahu
-
Fitore shumë e thellë e Romës ndaj Brightonit
-
Tek Interi nuk dorëzohen, besojnë se do të avancojë në çerekfinale të Championsit
-
Klopp: Gabimi se nuk shënuam golin e dytë pesë minuta më herët