Roma e ka shënuar fitoren e pestë rresht në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit Daniele De Rossi.
Roma të enjten mbrëma në “Olimpico” fitoi 4:0 ndaj Brightonit të Premier Leagues angleze, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Evropës.
Paulo Dybala në minutën e 13-të dhe Romelu Lukaku në minutën e 43-të shënuan për 2:0.
Dy golat tjerë në pjesën e dytë, në minutën e 64-t dhe të 68-të, i shënuan Gianluca Mancini dhe Bryan Cristante.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.