Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Reali është traditë transferimi i yllit të botërorit

Është traditë që Real Madridi e përdor çdo katër vjet për të transferuar tradicionalisht nga një yll të Kampionatit Botëror. Mbrojtësi i krahut të majtë, Paul Breitner, ishte shembulli i hershëm dhe i suksesshëm i kësaj politike të Real Madridit. Ai u transferua te Real Madridi një javë pasi fitoi titullin e botës me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974.

Georghe Hagi, Predrag Spasiq, Fernando Redondo, Robert Jarni, Nazario Ronaldo, Fabio Cannavaro, Mesut Oezil e Sami Khedira të gjithë u transferuan te Reali pas paraqitjeve të mira që i patën në botëror. Thibaut Courtois, që u shpall portieri më i mirë në botërorin "Rusia 2018", është lojtari i fundit që u bë pjesë e Realit, pasi shkëlqeu në këtë turne, shkruan sot Koha Ditore.

Dy transferimet e Real Madridit pas botërorit "Brazili 2014" - mesfushorët James Rodriguez e Toni Kroos - ofrojnë një paralele kurioze me të kaluarën.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)