Real Madridi e ka nisur sezonin në formë të mirë dhe ka shënuar 16 gola në gjashtë ndeshje deri tani.
Një prej lojtarëve më meritorë për këto suksese është edhe mesfushori gjerman, Toni Kroos.
Kroos shkëlqeu edhe në takimin kundër Celticut në Ligën e Kampionëve, të cilën Real Madridi e fitoi me rezultatin 3:0.
Gjermani pati 136 prekje të topit. Arriti t’i realizonte 119 pasime nga 124 tentime gjithsej.
32-vjeçari është pjesë e Real Madridit që prej vitit 2014.
Është pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve.