Manchester City ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos. “Sky Sports” shkruan të enjten se City po synon t’i sigurojë shërbimet e gjermanit në fund të këtij edicioni. Kroos ka kontratë me Realin deri në verën tjetër dhe te City mund të transferohet si lojtar i lirë. Mësohet se City po insiston ta bindë Kroosin të transferohet në Angli dhe tashmë i ka bërë ofertë zyrtare.
Atij i është ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, me pagë dyfish më të madhe se paga aktuale te Real Madridi. Kroos pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili po dëshiron ta ketë në ekip për sezonin e ri.
33-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2014, ndërsa ka luajtur edhe te Bayern Munichu e Bayer Leverkuseni. Këtë edicion, Kroos ka 1 gol e 2 asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat.