Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Reali e duan qëndrimin e Krossit

Toni Kroos ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe në fund të këtij sezoni, mesfushori gjerman do të jetë lojtar i lirë.

Por, te Real Madridi të gjithë e duan qëndrimin e Kroosit të paktën edhe për një sezon.

“Marca” shkruan se të gjitha personalitet e mëdha te Reali po mundohen që ta bindin lojtarin që ta rinovojë kontratën.

32-vjeçari kaloi te Reali në vitin 2014 nga Bayern Munichu për 25 milionë euro.

Presidenti Florentino Perez e cilëson gjermanin si ndër blerjet më të suksesshme në histori të klubit.

Trajneri Carlo Ancelotti beson se Kroos do të qëndrojë dhe vendimin do ta marrë pas Kupës së Botës.

Edhe Zyrtare, Dumfries te Real Madridi Futboll 2 j. më parë Zyrtare, Dumfries te Real Madridi

“Kam folur me Kroosin. Ai do të mendojë për këtë pas Kupës së Botës. Personalisht, unë mendoj se ai do të qëndrojë”, tha trajneri italian.

Kroosi ka fituar gjithçka me Real Madridin. Deri më tani ka luajtur 379 ndeshje me skuadrën spanjolle. Ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar 86 herë.