Në Ulaanbaatar, kryeqendrën e Mongolisë, Moshood Afolabi, një futbollist aspirues 24-vjeçar nga Nigeria, është i ngujuar.
Një emigrant pa dokumente, ai ka humbur edhe punën në ndërtimtari që e ndihmonte të paguante qiranë e apartamentit dhe faturën e internetit, përcjell Koha Ditore.
Ai kishte shkuar në Mongoli më 10 maj të vitit të kaluar në kërkim të një karriere të futbollit, me ndihmën e një "agjenti", në skuadrën e Kategorisë së Dytë të Mongolisë, Khovd Western FC.
Mendonte të përdorte shtetin në lindje të Azisë si trampolinë për të kaluar më pas në Evropë.
"Unë nuk kisha planifikuar të shkoja në Mongoli. Synimet e mia ishin të shkoja në Mbretëri të Bashkuar apo në një shtet tjetër evropian", ka thënë Afolabi nëpërmjet telefonit për "Al Jazeera".
Agjenti i Afolabit jetonte afër shtëpisë së tij në Osogbo, në veriperëndim të Nigerisë. Sipas Afolabit, agjenti i tij drejtonte një agjencinë atje, por vazhdonte edhe karrierë si futbollist profesionist.
Edhe
Ëndrra për futboll profesionist ngujoi shumë afrikanë në Rusi
"Unë e njoh agjentin nga rruga dhe e kam ndihmuar për 18 muaj. Nga viti 2017, unë kam ndihmuar familjen e tij, kam bërë disa punë në shtëpi të tij, madje edhe kam rregulluar oborrin e shtëpisë së tij. Ai më çonte edhe për t'i blerë disa gjëra. Nganjëherë i laja edhe veturën", tregon Afolabi.
Pas një tentimi të pasuksesshëm për t'i siguruar transferim në Mozambik, agjenti i ofroi atij një mundësi për të luajtur në Mongoli, ndërsa ia mori 1600 dollarë për udhëtim dhe shpenzime të vizës....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)