Lyoni ka kritikuar sërish vendimin për të ndërprerë edicionin në Ligue 1. Te klubi i madh vlerësojnë se “futbolli francez aktualisht është duke lëvizur në drejtimin e gabuar”.
Vendimi për të ndërprerë edicionin u mor muajin e kaluar, ndërsa PSG u shpall kampion. Autoritetet franceze më herët kishin vendosur që ngjarjet e mëdha sportive nuk mund të mbahen deri në shtator për shkak të koronavirusit.
Lyoni kishte insistuar se një skenar tjetër do të mundësonte përfundim të edicionit në gusht, për shembull me plejof.
“Olympique Lyonnais vazhdon të mendoj se futbolli francez është aktualisht duke lëvizur në drejtim të gabuar. Mund të mos jetë vonë të përpiqemi të imagjinojmë, në dritën e asaj që po ndodh në vendet tjera në Evropë. Përpjekjet duhet të jenë në përputhje me aspektin politik, shëndetësor dhe sportiv”, thuhet nga Lyoni, përcjell BBC.