Sport

Te Levante pranojnë se Bardhi pritet t’i bashkohet Olympiacosit

Mesfushori Enis Bardhi sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në futbollin e Greqisë. Ai do t’i bashkohet skuadrës së Olympiacosit, gjë që është konfirmuar edhe nga krerët e Levantes.

Detajet ende nuk janë bërë të ditura, por më herët edhe raportuar se Olympiacosi ka ofruar mbi pesë milionë euro për Bardhin, i cili ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024.

“Jemi shumë afër marrëveshjes me Olympiacosin për Bardhin”, ka thënë drejtori sportiv i Levantes, Felipe Minambres për të përditshmen “AS” të martën.

Bardhi do të largohet nga Levate pas pesë sezonesh, ku ka regjistruar 152 ndeshje duke shënuar 24 gola dhe asistuar 15 herë.

27-vjeçari i qe bashkuar Levantes nga Ujpesti i Hungarisë.