Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë në futboll për femra, Armir Grima, ndeshjen kundër Kosovës e vlerëson të vështirë.
Grima, të hënën, për Kohën Ditore ka thënë se Kosova është e të njëjtit nivel që kanë edhe përfaqësueset e tjera të Grupit B.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet të mërkurën (nesër) në stadiumin "Elbasan Arena".
Kjo ndeshje, që luhet në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin botëror "Franca 2019", është e para zyrtare që Shqipëria dhe Kosova e luajnë kundër njëra-tjetrës.
"Atmosfera është goxha e mirë, po mundohemi t'ia bëjmë hyzmetin për të arritur më shumë se që kemi arritur herëve të tjera. Jemi në grupin më të vështirë, Kosova është një kundërshtare e fortë. Kosova është regjistruar vonë dhe është në fund të ranglistës, por unë nuk pajtohem me renditjen që ia kanë bërë. Është ekip i barabartë me ne", ka thënë Grima... (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)