Te klubi i futbollit Ballkanit mohojnë të kenë sulmuar, akuzuar apo kërcënuar ndonjë zyrtar të ndeshjes kundër Dukagjinit në fundjavë.
Nga kampioni i Kosovës thonë se kanë pasur ankesa për ndarje të drejtësisë, jo edhe akuza, kërcënime dhe sulme. Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka hapur procedurë disiplinore të mërkurën ndaj klubit të futbollit Ballkani, kryetari Arsim Kabashi, drejtori Nderim Nexhipi, trajneri Ilir Daja dhe menaxheri, Idriz Hajrizi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e FFK-së thuhet se Ballkani ka dështuar në organizim të ndeshjes ndaj Dukagjinit në fundjavë, ndeshje që përfundoi 1:1 në Suharekë.
Thuhet se nga zyrtarët e klubit ka pasur sulme fizike, akuza dhe kërcënime.
“Mohojmë gjithçka që na veshët si klub, pasi nuk ka pasur kërcënime, akuza apo sulme. Ka pasur ankesa për shkak se të gjithë kanë parë tendencën. Por, në asnjë rast nuk kemi sulmuar, akuzuar apo kërcënuar dikë. Ne kemi bërë menjëherë ankesë në drejtim të FFK-së”, thuhet nga klubi i futbollit Ballkani për KOHËN të mërkurën.
Ndeshja e zhvilluar në fundjavë në mes të Ballkanit dhe Dukagjinit përfundoi baras, 1:1.