Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taulant Xhaka nënshkruan kontratë afatgjate me Baselin

Taluant Xhaka ka nënshkruar kontratë të re me Baselin.

Ai mbetet te gjiganti zviceran deri në verën e 2024, me mundësi vazhdimi edhe për vit tjetër, transmeton KOHA.

Këtë e ka konfirmuar klubi i Baselit përmes faqes zyrtare.

Xhaka është produkt i akademisë së Baselit, derisa është pjesë e këtij klubi që nga viti 2003, kur ishte bashkuar në moshën 12 vjeçare së bashku me Granit Xhakën.

“Jam i entuziazmuar që Taulanti ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet. Ai është pjesë e rëndësishme e klubit”, ka thënë presidenti i klubit, Bernhard Burgener.

Edhe Xhaka vazhdon kontratën Sport Xhaka vazhdon kontratën

E gjithashtu i lumtur për këtë kontratë të re është edhe mesfushori shqiptar.

“Është e vështirë ta shpreh me fjalë se sa shumë kanë rëndësi për mua ky klub, ky qytet dhe fansat e mrekullueshëm të klubit. Jam krenar të mbrojë ngjyrat e klubit”, ka thënë Xhaka.