Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhaka vazhdon kontratën

Taulant Xhaka do të jetë pjesë e Baselit edhe për një kohë të gjatë. 
Skuadra e Baselit ka shkruar të enjten se keqkuptimet klub-lojtar janë lënë prapa, dhe mesfushori shqiptar e ka vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2027.

Xhaka nga Concordia Basel kaloi te ekipi i të rinjve të Baselit në vitin 2003. 

32-vjeçari ka luajtur 346 ndeshje në të gjitha garat për këtë skuadër. 
Për një vit e gjysmë, Xhaka ishte pjesë e Grasshopperit si i huazuar.

Artikuj të ngjashëm