Boksieri prizrenas, Edis Tatli, nuk kishte menduar se do të kishte punë të vështirë me belgun Francesco Patera.
Madje kjo përballje për Tatlin thjesht ishte llogaritur edhe një pengesë tjetër deri te arritja te një meç për titull bote, shkruan sot “Koha Ditore”. Mirëpo, të shtunën mbrëma, Tatli në Helsinki pësoi humbje befasuese me pikë nga Patera në duelin e vlefshëm për titullin e Evropës (EBU) në kategorinë e lehtë. Tatli ishte pronar i këtij titulli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy anëtarë të jurisë vlerësuan luftën në favor të Pateras (115:113 dhe 116:112), ndërsa njëri në favor të Tatlit (116:112).
Për Tatlin 29-vjeçar është humbja e dytë në karrierë, karshi 29 fitoreve (10 KO), por është një humbje që e largon nga rruga për një mundësi të dytë për të boksuar për titull bote në njërin nga katër versionet më të mëdha (WBC, WBA, IBF dhe WBO) të boksit profesionist.
Mundësinë e parë e pati në shtator të vitit 2014, meç që e kishte humbur me pikë nga kubani Richar Abril... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.