Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksierët arrijnë suksese, por hapin vendimtar nuk e bëjnë dot

Edis Tatli ka mbrojtur titullin e Evropës në kategorinë e lehtë në boksin profesionist.

Tatli, që karrierën e zhvillon në Finlandë, të shtunën mbrëma në këtë vend fitoi ndaj spanjollit Frank Urquiaga me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve, shkruan Koha Ditore.

Tatli është njëri prej dy boksierëve shqiptarë që aktualisht kanë në pronësi tituj të Evropës, përkatësisht tituj të versionit EBU (European Boxing Union), që vlerësohen të vetmit tituj të vërtetë të Evropës.

Në kategorinë super të mesme kampion i Evropës në versionin EBU është Robin (Haxhi) Krasniqi. Ai e fitoi titullin në fillim të qershorit me fitore ndaj Stanislav Kashtanovit, ndërsa pritet ta mbrojë së shpejti... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)