Boksieri prizrenas Edis Tatli, ka kthyer titullin e Evropës (EBU) në kategorinë e lehtë në boksin profesionist.
Tatli të martën mbrëma në Helsinki, triumfoi me vendim unanim ndaj belgut Francesco Patera, shkruan Koha Ditore.
Të tre anëtarët e jurisë vlerësuan dukshëm luftën në favor të Tatlit. Dy e vlerësuan 119:109 dhe njëri 119:110.
Për Tatlin 30-vjeçar, kjo ishte fitorja e 30-të (10 KO) në boksin profesionist. Ka edhe dy humbje. Në të vërtetë ai nxori hak ndaj belgut Patera.
Patera në maj të këtij viti ia kishte marrë titullin e Evropës, Tatlit, duke e mposhtur 2:1 me pikë pas 12 raundeve, në një vlerësim që ishte vlerësuar diskutabil nga shumë ekspertë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)