Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tan kalon në rundin e katërt të “Wimbledonit”

Tenistja e cila e eliminoi Serena Williamsin në rundin e parë të “Wimbledonit”, po vazhdon me suksese.

Harmony Tan e mposhti edhe Katie Boulterin. Të shtunën, Tan fitoi 2:0 në sete me rezultat identik 6:1, për të kaluar në rundin e katërt të turneut.

Është hera e parë në karrierën e saj që i fiton tri ndeshje rresht.

Francezja Tan që nuk është bartëse e garës, fitoi fillimisht ndaj Williamsit në tri sete, në ditën e dytë të turneut. Më pas fitoi ndaj bartëses së 32-të, Sara Sorribes Tormo në raundin e dytë.

Artikuj të ngjashëm