Skitari Albin Tahiri e ka përfunduar i 45-ti garën kualifikuese në disiplinën e sllallomit të madh, në kampionatin botëror që po mbahet në në Cortina d'Ampezzo të Italisë.
Tahiri, në lëshimin e parë përfundoi në vendin e 53-të, me 6.94 sekonda prapa skitarit të parë, kanadezit James Crawford. Ndërsa në lëshimin e dytë Tahiri përfundoi i 45-ti me 4.45 sekonda dallim ndaj kanadezit Crawford. Tahiri megjithatë ka kaluar në finalen e kësaj gare që mbahet të premten. Prej garës kualifikuese në finale kanë kaluar 78 garues.
Ndërkohë garën nuk e përfunduan dy skitarët tjerë, Arbi Pupovci dhe Fiona Blaka Rusta.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri përfundon i 37-i në sllallom në LOD “Pekin 2022”
-
Garë e suksesshme e Tahirit në Pekin
-
Albin Tahiri, i 25-ti nga 70 garues në Tarvisio të Italisë
-
Tahiri i 29-të në garën e sllallomit të madh në Maribor
-
Tahiri mburret me rezultatin më të mirë në histori të skitarisë kosovare, Tola tri pozita më lart