Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e super sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.
Skitari që po përfaqëson Kosovën në LOD zuri vendin e 47-të nga 62 garues. Koha e tij ishte, 1:32.74 sekonda.
Medaljen e artë e fitoi austriaku, Mathias Mayer, me kohë 1:24.44 sekonda.
Gara e ardhshme e Albinit është të dielën (18 shkurt) në sllallom të madh.