Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tahir Lushtaku i Drenicës paralajmëron skuadrat e Superligës

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka deklaruar në “Sportin Total” të KTV-së se skuadra që ai drejton, do t’i prishë punë ekipeve që luftojnë për titull e po ashtu edhe atyre që luajnë për mbijetesë.

“Me vonesa e kemi nisur sezonin e ri, por kemi arritur të bëjmë një ekip që do të jetë solide. Do t’i bëjë ballë secilit ekip në Superligë. Do t’ia prish punët secilës skuadër si për titull ashtu edhe për mbijetesë. E vetmja që më ka mbetur zhig, është se mu kanë dhimbsur lojtarët në ndeshjen ndaj Gjilanit. Në atë ndeshje edhe fati nuk ishte në anën tonë. Ka pasur edhe faktor të tjerë që nuk dua t’i përmend. Besoj që do të na ecë mbarë’”, tha Lushtaku.

Drenica barazoi me Gjilanin në xhiron e parë, kurse të hënën e luan ndeshjen e javës së dytë në udhëtim te Dukagjini në Klinë.