Mbrojtësi i krahut të djathtë, Nicolas Tagliafico do të largohet nga Ajaxi në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar mediumet holandeze të premten.
Tagliafico ka refuzuar rinovimin e kontratës me Ajaxin, duke i kërkuar klubit që ta nxjerrë në shitje në verë. Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i futbollistit 26-vjeçar, Ricardo Schlieper, transmeton Koha Ditore.
“Është e sigurt që klienti im në verë do të largohet nga Ajaxi, pasi kemi kërkuar një gjë të tillë. Ai ka shumë oferta dhe në fund të edicionit do të vendosë për më të mirën", ka thënë Schlieper.
Argjentinasi Tagliafico ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2022, kurse këtë edicion ka treguar paraqitje të mira, duke shënuar pesë gola dhe asistuar po aq herë në 34 ndeshje në të gjitha garat.
Kartoni i tij, vlerësohet rreth 20 milionë euro, kurse Arsenali e Atletico Madridi janë skuadrat më të interesuara për të.