Trajneri i Ajaxit, Erik ten Haag, shpreson që Nicolas Tagliafico do të mbetet pjesë e skuadrës.
Mbrojtësi argjentinas është lidhur me një largim nga kampionati holandez. Por trajneri Ten Haag shpreson se do ta bindë 29-vjeçarin të mbetet në skuadër.
“Unë patjetër do të luftoj për ta mbajtur atë. Ne kemi shtatë mbrojtës me të dhe pa të stafi ynë do të jetë shumë i vogël, por sigurisht e di që është e rëndësishme për të që ai të luajë. Duhet të ofrosh profesionalizëm dhe ai e tregon këtë. Ai duhet të punojë shumë në stërvitje, të jetë i durueshëm dhe i gatshëm”, tha trajneri holandez.
Interesim të vazhdueshëm për argjentinasin ka shprehur Napoli.