Nicolas Tagliafico është i vendosur që të kalojë te Barcelona.
“Fabrizio Romano” shkruan se mbrojtësi 29-vjeçar shpreson që Ajaxi do ta lërë që të kalojë te Barça.
Bëhet e ditur se Ajaxi nuk po e pranon huazimin e argjentinasit, gjë të cilën e ka kërkuar Barcelona.
Por, dëshira e lojtarit është vetëm kalimi te Barcelona.
Tagliafico ka kontratë me klubin holandez deri në verën e vitit 2023.
Ai vlerësohet rreth 16 milionë euro.