Lyoni është një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës. Klubi francez deri më tani ka transferuar Alexandre Lacazetten dhe Corentin Tolisson.
Por drejtuesit e klubit po synojnë të sjellin edhe lojtarë të tjerë këtë afat kalimtar.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se Lyoni është në bisedime të avancuara me Ajaxin për Nicolas Tagliaficon.
Mbrojtësi i krahut të majtë është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi francez.
Transferimi i Tagliaficos pritet t’i kushtojë rreth katër milionë euro.